Ushqimi i zogjve

Materialet dhe mjetet: penj të ndryshëm, kapëse rrobash për tharje, tabaka, një enë lodër etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Merren penj me ngjyra të ndryshme dhe priten me gërshërë në një madhësi të krimbave. Penjtë e prerë vendosen në një tabaka dhe në një tas apo ndonjë enë të vogël. Me kapësen e rrobave për tharje kapen një nga një dhe vendosen në tasin në tabaka. Në fillim krimbat kapen për një kohë më të gjatë ndërsa kapja e krimbave do të jetë më e shpejtë. P.sh., llogaritet se sa krimba mund të kapen brenda një minute.

Loja përsëritet sipas dëshirës së fëmijës.

Po ashtu, sipas dëshirës së fëmijës, krimbat mund të punohen edhe duke i vargëzuar rruazat dhe duke i lëvizur me penj sikur po ecin, kur papritmas vjen një zog dhe u dërgon ushqime zogjve të vegjël.