Zemra ime në natyrë

Materialet dhe mjetet: Ky aktivitet duhet të zhvillohet në natyrë.

Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën sot duhet të dilni në natyrë dhe të mundoheni jo vetëm të mblidhni lulet që janë në natyrë por së bashku me fëmijën edhe të flisni për dobitë e natyrës, sidomos në pranverë ku fillojnë mbjelljet si dhe gjelbërimi. Mundësisht të shkoni në ndonjë mal afër vendbanimit tuaj, kështu që fëmija do të ketë mundësi të vrapojë dhe bëjë ushtrime në ajër të pastër. Inkurajoni fëmijën që, pasi të keni diskutuar mbi dobitë e pranverës, ai/ajo të bëjë me një shkop një zemër në tokë. Inkurajojeni që ta bëjë të madhe, në mënyrë që ju dhe fëmija të vendoseni në qendrën e saj, dhe me zë të lartë nga thellësia e zemrës të tregoni pse e doni pranverën. Ky është një aktivitet mjaft argëtues por edhe çlirues për fëmijën. Mos hezitoni të bërtisni dhe të dëgjoni jehonën e zërit tuaj. Zemrën mund ta zbukuroni me lulet që keni mbledhur gjithashtu. Nëse keni telefon, fotografojeni fëmijën në qendër të zemrës që ka krijuar. Ky do të jetë një aktivitet që fëmija nuk do ta harrojë.