Gjurma e flamurit
Materialet dhe mjetet: sfungjer (vata pambuku, letër) i prerë në formë ylli dhe harte, letër e kaltër, ngjyrë e verdhë dhe e bardhë.
Zhvillimi i aktivitetit: Preni sfungjerin e enëve apo vata pambuku në formë ylli, dhe në formë të hartës së Kosovës. Ofroni fëmijës ngjyrë të bardhë dhe të verdhë dhe një letër të kaltër. Tregojani fëmijës një flamur të Kosovës dhe udhëzojeni që ta vendosë formën e prerë në ngjyrë dhe me të të bëjë gjurmët në letrën e kaltër. Ju poashtu mund t’i vizatoni yjet dhe hartën në letër, gjersa fëmija me sfungjer apo duar të lyera me ngjyrë i plotëson me ngjyrë format që keni vizatuar. Lejojeni fëmijën të kënaqet dhe të punojë sipas dëshirës së tij (edhe nëse punimi nuk do të ngjajë sikurse flamuri). Derisa fëmija ngjyrosë dhe luan tregoni atij/asaj se ky është flamuri i Kosovës dhe bisedoni për ngjyrat që gjinden në të. Kërkoni fëmijës që t’i identifikojë ngjyrat dhe numëroni së bashku sa yje ka në flamur.