Ngjyrat e Flamurit

Materialet dhe mjetet: Ngjyra e kaltër, e bardhë dhe e verdhë sot janë pjesë e lojës dhe festës suaj me fëmijët. Ju mund t’i përdorni kapakët e shisheve të ujit me këto ngjyra  dhe tre kuti ose tasa apo tuba të ngjyrosur sikur në foto.

Zhvillimi i aktivitetit: Tregojini fëmijës si t’i kombinojë ngjyrat e kapakëve me të shisheve ose të tasave ose tubave. Nëse fëmija është më i vogël ju mund të përdorni materiale të tjera më të mëdha dhe në numër më të vogël, për shembull: tre shalla me këto tre ngjyra që fëmija t’i vendosë në tre vende  ku prindi ka vendosur tre letra me këto ngjyra.  Ju mundeni poashtu t’i varni në tre fije kapakët me ngjyra sikur në foto dhe fëmija t’i zhvendosë ata nga njëra anë në tjetrën.

Tregojani fëmijës flamurin tonë shtetëror – vendoseni atë në një vend të dukshëm ku fëmija rri apo luan. Emocioni që do të përcillni tek fëmija duke festuar do të lërë mbresa tek ai/ajo.