Gjurmë në borë
Materialet dhe mjetet: enë të sheshtë, borë ose miell, lodra.
Zhvillimi i aktivitetit: Në qoftë se e realizoni këtë aktivitet kur koha është me borë, atëherë përdorni borën për ta realizuar aktivitetin. Merrni një enë të sheshtë dhe dilni jashtë e mbusheni me borë. Shtypeni pak me duar dhe shtoni sërish borë. Gjeni disa lodra, si forma të ndryshme gjeometrike apo lodra – kafshë. Shtypni secilën lodër mirë në borë në mënyrë që të mbetët qartë gjurma e lodrës ashtu që të mund të identifikohet nga fëmija juaj. Vazhdoni derisa të keni plotësuar enën me gjurmë të ndryshme.
Kërkoni fëmijës që t’i vendosë objektet tek gjurma përkatëse. Përderisa e bënë këtë, kërkoji që ta emërtojë objektin, formën ose ngjyrën.
Në qoftë se mungon bora, këtë aktivitetet mund ta bëni duke përdorur miellin ose brumin si alternativë. Lejoni fëmijën që të eksplorojë materialin dhe të luajë me të sipas imagjinatës së tij.