Gjurmë në borë

Materialet dhe mjetet: një enë me borë ose me materiale sikur bora [miell, kripë, sheqer, etj.].
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët e vegjël kanë shumë dëshirë të manipulojnë me materiale të ndryshme dhe kjo u ndihmon shumë në stimulimin ndijor.
Në një enë sot hidhni borë ose çfarëdo materiali tjetër që e keni në shtëpi e që ngjan me dëborën. Lejojeni fëmijën ta zhysë dorën në të e të luajë me të. Demostrojini se si dora lë gjurmë në borë dhe nxiteni që ta bëjë gjurmën e dorës së tij/saj. Edhe nëse fëmija është shumë i /e vogël, merreni dorën e tij/saj dhe krijoni gjurmën e tij/saj. Flisni ndërkohë për atë që po bëni apo për atë që po ndodh – kjo është e rëndësishme. Le ta bëjë këtë disa herë derisa ju e pyesni cila është gjurma e dorës së tij/saj e cila është gjurma e dorës suaj. Përfshini edhe anëtarë të tjerë të familjes në këtë lojë.