Urim për Vitin e Ri
Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë, makarona në formë të fjongos, ngjitës, ngjyra tempera.
Zhvillimi i aktivitetit: Në këtë kohë festive mendja na shkon gjithmonë te urimet që i dëshirojmë për personat e dashur. Ndihmojeni fëmijën që të përgatisë një kartolinë për t’ia uruar Vitin e Ri dikujt që dëshiron. Merreni një fletë të bardhë dhe paloseni në gjysmë. Disa makarona në formë të fjongos jepjani fëmijës që t’i ngjyrosë me ngjyrë të gjelbër dhe njërën prej tyre me ngjyrë të kuqe. Pasi të jenë tharë, kërkoni nga fëmija që t’i ngjitë në letrën e bardhë të palosur në gjysmë në formë të kurorës të cilën më parë e keni bërë me shenja se ku duhet t’i ngjitë makaronat fëmija juaj (si në modelin e dhënë në foto). Pyetni fëmijën se kujt dëshiron t’ia dhurojë kartolinën që e ka punuar vetë dhe shkruani fjalët që fëmija do t’i dëshirojë për urim.