Pastro dhëmbin
Materialet dhe mjetet: letër me ngjyrë të verdhë, laps, brushë të dhëmbëve dhe ngjyrë të bardhë.
Zhvillimi i aktivitetit: Prisni një formë dhëmbi nga letra me ngjyrë të verdhë. Bisedoni me fëmijën tuaj për dhëmbët dhe se si kur nuk lahen, ata mund të zhvillojnë karies dhe të bëhen të verdhë.
Lëreni ta përdorë furçën e dhëmbëve për ta lyer dhëmbin me pastë dhëmbësh (bojë të bardhë). Fëmija mund të përdorë edhe pastë të përshtatshme për moshën e tij/saj.
Ju po ashtu mund ta përdorni kartonin e vezëve duke e prerë në pjesë të vogla sikur në foto. Jepni fëmijës një brushë, pak pastë dhëmbësh dhe ujë që t’i pastrojë dhëmbët nga kartoni.
Nxiteni që t’i përmbahet rutinës së tij/saj për larjen e dhëmbëve.