Ushqimet e shëndetshme

Materialet dhe mjetet: ushqimet e shëndetshme që i keni në shtëpi.

Zhvillimi i aktivitetit: Mësojuni fëmijës rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe lejojeni që t’i demonstrojë njohuritë e tij/saj për ushqime të shëndetshme me këtë aktivitet argëtues.

Për shembull, ushqimet e shëndetshme janë: pemët, perimet, bulmeti.

Fëmijës i kërkoni të krijojë një vakt(racion) në një pjatë duke zgjedhur pjesët e kërkuara të ushqimit të shëndetshëm që i keni në shtëpi.

Ky aktivitet përdoret në mënyrë të shkëlqyer si një aktivitet një diskutimi në lidhje me ushqimin e shëndetshëm me fëmijët.

Në një letër të ndarë në katër kuti diskutoni me fëmijën se cilat janë ushqimet që japin energji, dhe kërkoni nga fëmija që këto t’i vizatojë në kutinë 1. Në kutinë 2 vizatoni një frutë, perime apo ushqim që ka shumë vitamina, në kutinë 3 një ushqim, frutë apo perime që nuk i pëlqen, dhe në kutinë 4 ushqimin, frutën apo perimet që pëlqen më së shumti. Inkurajoni fëmijën që sipas mënyrës së tij të vizatojë një pjatë me ushqime, fruta apo perime të shëndetshme.

Tregoni fëmijës që ushqimet e shëndetshme i nevojiten për të ruajtur një shëndet të mirë. Pra, është mirë që të hani shumë lloje të ushqimeve.

Në fund lexoni vjershën:

Pemët dhe Perimet

Më pëlqen çokollata,

Patatinat e jo sallatat,

Unë perimet shumë i dua,

edhe supa s’është për mua.

Më pëlqen coca-cola,

S’më pëlqen rrushi e molla,

Ki kujdes me këto që thua,

S’janë shëndet për ty dhe mua.