Merre lodrën vetë
Zhvillimi i aktivitetit: Babai/kujdestari i vendosë nëpër shtëpi disa lodra me ngjyra të cilat i pëlqejnë fëmijës, dhe i shpërndanë ato. Fëmija dhe babai/kujdestari duke u zvarritur, duke u mbajtur rreth e qark objekteve në shtëpi, garojnë kush po e merr i pari lodrën. Mos e ndihmoni fëmijën, por vetëm lozni bashkë me të. Edhe nëse lodhet, nxiteni që t’i mbledhë të gjitha lodrat e tij/saj. Përgëzojeni e përqafojeni fort kur t’i sjellë të gjitha në një vend.