Këmba ime në këmbën tënde

Zhvillimi i aktivitetit: Sot babai/kujdestari le ta vendosë këmbën në një fletë të bardhë ose në një material tjetër [çarçaf, gazetë, etj] dhe le t’a vizatojë formën e këmbës së tij. Këtë letër vendoseni në dysheme. Mbajeni fëmijën tuaj nga sqetullat dhe nxiteni që t’i hedhë hapat e ta vendosë këmbën e tij/saj të vogël përmbi gjurmën e këmbës suaj. Qëndroni pak në të dhe tregoni me buzëqeshje e gjeste të dy gjurmët e këmbëve së bashku. Dikush nga anëtarët e familjes mund ta vizatojë formën e këmbës së fëmijës brenda gjurmës së këmbës së babait ose mund t’ia bëni një fotografi dhe ta ruani atë. Do të jetë një kujtim shumë i bukur!