Koleksioni i natyrës
Materialet e nevojshme: letër, ngjitës transparent, materiale nga natyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Dilni së bashku jashtë për shëtitjen e radhës dhe mblidhni me fëmijën gjëra të sigurta në natyrë si gjethe, lëvore, degëza, etj. Kujdes nga sendet e vogla që mund të paraqesin rrezik nëse fëmija juaj ende futë gjëra në gojë.
Pasi të ktheheni në shtëpi, vendosni një letër ngjitëse rreth dorës së fëmijës dhe udhëzojeni fëmijën që të vendosë në të gjërat që ka mbledhur. Kështu, fëmija do të ketë një bylyzyk natyror.
Ju mund t’i kërkoni fëmijës t’i vendosë materialet në një letër dhe më pas e mbuloni letrën dhe objektet me ngjitës transparent. Vendoseni këtë në anën e krevatit të fëmijës ose në mur në dhomën e tij/saj apo në këndin e tij/saj aty ku rrini të gjithë në familje.