Rrobat e babait tim
Materialet dhe mjetet: pantallona të mëdha dhe të vogla, bluzë e madhe dhe e vogël.
Aktiviteti: Fëmija sot do të kënaqet duke imituar dhe krahasuar veshjet e babait dhe të vetat. Ju i jepni fëmijës tuaj një palë pantallona të babait dhe një palë të fëmijës, gjithashtu një bluzë të babait dhe një të fëmijës, dhe kërkoni nga fëmija që t’i krahasojë ato. Në fillim i kërkoni që t’i hapë në tapet pantallonat e babait pastaj mbi to t’i vendosë të vetat, dhe gjithashtu edhe bluzën e babait dhe mbi të ta vendosë të veten. Pastaj e pyesni: Cilat janë më të mëdha e cilat janë më të vogla? Çfarë ngjyre kanë pantallonat e babait? Çfarë ngjyre ka bluza? etj. Pasi t’i ketë krahasuar, kërkoni nga fëmija që t’i veshë ato të babait, të shikohet në pasqyre dhe ta imitoje babanë për mënyrën se si flet, si ecën, si qëndron etj.
Në fund mund të kërkoni nga fëmija që t’i vizatojë ashtu si di rrobat e babait.