Pema e vjeshtës
Materialet dhe mjetet: Letër e bardhë, ngjyra uji, ngjyra druri, laps, etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën do të mundohemi që ta krijojmë pemën e vjeshtës me ngjyrat e kësaj stine. Marrim një letër të bardhë dhe një laps, fëmija vendos dorën në letër dhe vizaton vetë dorën e tij, më pas me ngjyrën kafe e ngjyros atë kështu duke simbolizuar dora – trungun e pemës. Më pas marrim ngjyrat e ujit dhe gishtin i fusim në ujë, me gishtin që është i lagur e bëjmë me ngjyrë uji dhe e vulosim në pemë në mënyrë që të duken si gjethe, kështu vazhdojmë edhe me ngjyrat e tjera, deri sa të fitojmë rezultatin që kemi dëshirë.