Golfi në oborrin tim/dhomën time
Na duhet një top i vogël dhe disa copa letre, një shkop nga druri apo ndani pjesën e poshtme të thithëses elektrike. Nëse nuk keni top të vogël formojeni atë nga letra. Me letra duhet të formojmë tunele të vogla por edhe t’i shkruajmë numrat përmbi në mënyrë që topi të kalojë përmes tuneleve ashtu siç e kanë rradhën numrat. Ju duhet t’ia tregoni rradhën e numrave se ku duhet të fillojë dhe si të vazhdojë.