Mozaik me gurë
Vargu numerik nga më i vogli deri tek më i madhi, krahasimi mes tyre, pesha më i lehtë, më i rëndë, ku mund fëmijët t’i mësojnë më mirë pos në natyrën e bukur e plot magji që pret për t’u eksploruar nga energjia magjike e fëmijëve.
Zhvillimi i aktivitetit-Aktiviteti zhvillohet në natyrë në një ambient ku ka gurë. Së pari bëhet një shëtitje për ta parë vendin se ku ka gurë më shumë dhe cila sipërfaqe të përzgjedhet si më e përshtatshme ku mund të grumbullohen gurët. Pastrohet hapësira ku do të punohet. Me një shkop vizatohen vijat mbi të cilat do të vendosen gurët. Gurët e mbledhur do të ndahen në tre grupe: në gurë të mëdhenj, të mesëm dhe më të vegjël. Fillohet nga mesi duke përzgjedhur edhe tek grupi i gurëve më të vegjël gurin më të vogël prej tyre e kështu me radhë derisa të merren të gjithë gurët nga grupi i gurëve të vegjël.
Në pamundësi për të dalë në natyrë, ky aktivitet mund të zhvillohet edhe në ambiente të brendshme, duke përdorur gurë, farëra , rruaza të ndryshme.