Shkuma zbuluese
Një shkumë që na freskon në verë, na argëton dhe na mëson zbulimin.
Prindërit së bashku me fëmijët të përziejnë në një enë uji dhe shampon të enëve. Më pas me mikser të përzihet sa më shumë e gjithë masa që kemi përgatitur derisa të krijohet një shkumë e trashë. Më pas, disa lodra të vogla fshehtas fëmijës suaj vendosni në një enë të madhe dhe derdhni shkumën mbi lodra e më pas zbuluesit e vegjël të gjejnë se çka fshihet poshtë shkumës, duke zbuluar të argëtohen. Mund të shtoni edhe ngjyra tempero disa pika nëse doni që aktiviteti të jetë edhe më tërheqës.