I modelojmë frutat me kripë dhe ngjyrë
Së bashku me fëmijën tuaj, në një fletë të bardhë i vizatoni disa fruta dhe më pas me ngjitës të lëngët e lyeni brendësinë e frutit. Kur ta lyeni frutin me ngjitës, menjëherë derdhni mbi të kripën duke formuar një shtresë të trashë. Më pas derdhni kripën e tepërt e cila nuk është ngjitur në ngjitës.
Me ndihmën e një brushe merrni ngjyrat e ujit apo ato tempera dhe pikoni mbi frutin me kripë. Fëmijët do të mahniten me mrekullinë që ndodh kur ngjyra pikon dhe përhapet vetvetiu në frutin me kripë. Vazhdoni me disa pika tjera derisa të ngjyroset i gjithë fruti dhe shijojini buzëqeshjet e fëmijës suaj gjatë aktivitetit.