Frutat me ngjyra

Për aktivitetin e sotëm ju duhen disa fruta me ngjyra të  ndryshme. Frutat mund të jenë lodra ose të vërteta.

Bashkë me fëmijët vendosini  të gjitha frutat në një tas të madh plastike të mbushur me ujë.  Anash tasit, sikurse në foto, vendosini dy peceta ose dy letra me ngjyrat e njëjta sikurse ngjyrat që i kanë edhe frutat në tas.

Jepini fëmijëve një lugë të madhe dhe u thoni që pasi t’i nxjerrin frutat nga uji, le t’i vendosin sipas ngjyrës në letër ose në pecetë.

Në rast se fëmijët janë më të vegjël, ju mund t’i vendosni [fshihni] frutat lodër ose frutat e vërteta edhe në një tas të mbushur me oriz ose me kripë, me makarona të vogla, fasule, guralecë të vegjël apo me miell misri.

Nxiteni fëmijën që t’i kërkojë frutat dhe pasi t’i gjejë, t’i vendosë në  pecetën ose letrën me ngjyrë të  njëjtë.