Zogjtë fluturues
Sot le të argëtohet fëmija më zogjtë fluturues që do të punoni së bashku nga materiale të ndryshme.
-Mënyra e parë, është e thjeshtë – fryni një balonë, vizatoni në të zogun (sytë dhe sqepin) dhe anash fëmija i ngjit me ngjitës disa pupla.
-Tek bishti (pjesa kur fryhet) fëmija [me ndihmën tuaj] vendos një kapëse që të mos dalë ajri. Më pas, fëmija e heq kapësen dhe shikon zogun tek fluturon. Ju gjithashtu, balonin mund ta lidhni me një spango apo fije peri dhe fëmija të vrapojë me të duke e mbajtur zogun në fluturim.
Fluturake nga letra. Mund të përdorni edhe letër për të punuar një zog që fluturon. Shikon fotografitë më poshtë ose përcilleni videon në link për udhëzime. Fluturake zogu
-Një formë tjetër për të punuar zogun është sikur fotografia më poshtë. Vizatoni një zog në një letër të fortë apo karton, preni atë dhe jepjani fëmijës ta dekorojë. Fëmija e ngjit zogun në një pipëz apo shkop druri. Me anë të tij fëmija imiton lëvizjet dhe cicërimën e zogjve.
-Në duar të fëmijës vizatoni kokën e zogut. Në gishtin e madh dhe atë tregues të vizatohet sqepi dhe në pjesën tjetër syri dhe koka (shikoni fotografinë). Fëmija hap dhe mbyll gishtin e madh dhe atë tregues për të simbolizuar sqepin e zogut tek ushqehet apo cicëron.