Rregullat në tavolinë
Sot do të gatuani së bashku me fëmijën. Jepini një përparëse, udhëzojeni t’i lajë duart dhe angazhojeni në përgatitjen e mëngjesit apo drekës.
Gjatë kësaj kohe, bisedoni me fëmijën për rregullat bazë në tavolinë. Tregoni ose ia lexoni [gjatë kohës që ushqimi përgatitet] një tregim për mënyrën se si shtrohet tavolina dhe se si duhet të sillemi në tavolinë gjatë ngrënies së ushqimit.
Më pas, shtroni tavolinën bashkë me fëmijën. Lejojeni fëmijën që t’i vendosë pjatat, gotat, pecetat, lugën, pirunin, etj. në vendet e tyre.
Gjatë drekës, udhëzojeni për 3 gjërat që duhet t’i bëjë në tavolinë dhe 3 gjërat që nuk duhet t’i bëjë:
I lajmë duart para ushqimit
E përtypim ushqimin me gojë të mbyllur
Kur e përfundojmë ushqimin, e vendosim pjatën në lavaman
Nuk luajmë me ushqimin
Nuk flasim me gojën plot
Nuk lëvizim shumë në karrige
Ju mund ta shikoni edhe këtë video së bashku: