Sa hapa janë?
Sot fëmijët do të mësojnë se sa e madhe është dhoma e tyre ose dhoma ku flenë. Sipas dëshirës ata mund ta bëjnë matjen e cilitdo ambinet në shtëpi/banesë.
Kërkoni prej fëmijëve që me hapat e tyre ta bëjnë matjen se sa e madhe është dhoma.
Stimulojini që t’i numërojnë hapat…nuk ka asnjë problem edhe nëse e rifillojnë disa herë numërimin nga fillimi.
Ata mund të përdorin edhe njësi të tjera matëse të tilla si jastëkët, një kuti të këpucëve, një libër ose revistë, një okllai për shtrirjen e brumit, një metër të rrobaqepësit, një fije leshi, trupin e tyre, një lodër kamion apo çfarëdo objekti tjetër që kanë në shtëpi.
Fëmija mund ta bëjë matjen edhe të objekteve të veçanta në shtëpi, si të dollapit të tij/saj, tavolinës, krevatit, etj., duke përdorur njësi të ndryshme matëse.
Kërkoni nga fëmija që ta gjejë se cila nga hapësirat është më e madhe apo më e vogël.