Kopjojmë hijen
Kjo lojë zhvillohet në tavolinë pranë dritës së diellit ose afër llampës elektrike.
Në një letër të bardhë ose karton, vendosini disa lodra, kafshë, objekte të ndryshme të cilave drita e diellit ose llampa ua krijon hijen.
– Lejojeni fëmijën që ta kopjojë hijen e këtyre objekteve.
– Ndryshojini objektet herë pas here.
– Më pas fëmijët mund t’i ngjyrosin ato sipas dëshirës.
– Vendosni përmbys një karrige ose tavolinë të vogël dhe rrethojeni me qese plastike të bardhë të tejdukshme. Në mes vendoseni një lodër ose objekt pas së cilit qëndron një llampë dore. Fëmija mund ta kopjojë hijen e objektit në të katër anët e qeses, duke përdorur ngjyra të ndryshme.