Pro dhe Kundër

Sot uluni në këndin familjar të leximit, zgjedhni një libër për ta lexuar së bashku, ose tregojini fëmijës suaj një histori që  përmban mesazhe për veprimet e mira dhe veprimet që nuk duhet të bëhen. Veprimet e mira e bëjnë fëmijën qytetar të devotshëm.

Më pas merrni  letra me dy  ngjyra të ndryshme,  kapakë me dy ngjyra, lapsa me dy  ngjyra ose çfarëdo objekti tjetër, vetëm mjafton që t’i kenë nga dy ngjyra të ndryshme.

Një letër të bardhë ose tavolinën ndajeni në dy pjesë.

Përcaktoni bashkë me fëmijën një ngjyrë në të cilën do t’i vendosin veprimet e mira  kurse në gjysmën tjetër do t’i vendosin  veprimet që nuk duhet të bëhen. Ju mund t’i tregoni fëmijës situata të ndryshme dhe ai/ajo do të zgjedhë se çfarë veprimi do të bënte. Diskutojeni veprimin së bashku. Përgëzojeni fëmijën për zgjedhjet e mira.

Fëmija i tregon veprimet e mira ose jo të mira duke filluar prej ambientit të shtëpisë e tutje nëpër ambiente tjera.