Uji që ecën
Kjo lojë zgjon shumë interesim për fëmijët. Për këtë lojë ju nevojiten: 3-4 gota me ujë; 3-4 ngjyra të ujit; 3-4 peceta letre ose pambuku.
– Fëmijët i mbushin vetë gotat me ujë. Në secilën gotë hedhin nga një-dy pika të ngjyrave të ujit. Me një lugë të vogël i përziejnë lehtë. Më pas, skajet e pecetes së letrës ose pambukut i vendosin në të dyja gotat që janë afër njëra-tjetrës, sikurse në foto.
– Fëmijët presin pak derisa pecetat e letrës të fillojnë ta thithin ujin me ngjyrë.
– Fëmija do të zbulojë vetë se çfarë ngjyre ka marrë secila pecetë e letrës.
– Në ndërkohë pyetini se çfarë po ndodh dhe çfarë ngjyrash po shohin.
– Sqarojuani atyre pse uji me ngjyrë po lëviz nga njëra gotë në gotën tjetër.
– Në fund mësoni së bashku këtë vjershë:
E kuqe si molla ?
E bardhë si bora ⛄
E kaltër si deti ?
E verdhë sikur dielli ☀️