Enigmë (Puzzle) me trupin
Sot do të luajmë me pjesët e trupit. Ju duhen disa foto me madhësi të ndryshme të të gjithë trupit, dhe disa foto ose vizatime të pjesëve të ndryshme të trupit
– Fotot e trupit prisni në pjesë të ndryshme dhe vendosini në mënyrë të çrregullt.
– Kërkojuni fëmijëve që t’i vendosin ashtu si duhet. Ju mund t’u kërkoni fëmijëve që t’i emërtojnë dhe të tregojnë se për çka shërbejnë pjesët e trupit. Nxitini që të flasin qartë.
– Ju mund të vendosni mbi tavolinë edhe disa pjesë të fytyrës dhe të kërkoni nga fëmijët që ta krijojnë fytyrën. Lejojini të provojnë vetë disa herë, dhe pastaj mund t’u kërkoni që të tregojnë se si quhet secila pjesë dhe se për çka shërben.
– Nëse fëmijët kanë dëshirë, përgatitni për ta një plastelinë/brumë dhe le ta krijojnë çfarëdo pjese të trupit që dëshirojnë.