Kapërcejmë pengesat
Sot, vendosni nëpër dhomë objekte nga më të ndryshmet, të tilla si: disa jastëkë, kuti këpucësh, tenxhere, 2 libra, tasa plastikë të formave dhe madhësive të ndryshme, shishe plastike, lodrat e fëmijëve e gjithçka që ju dëshironi.
– Kërkoni që fëmijët edhe të kërcejnë mbi to, edhe të vrapojnë rreth e qark tyre, edhe të ecin në një vijë të ngushtë, edhe të ecin duke ndërruar drejtimin, etj.
– Fëmijët mund të kërcejnë nëpër objekte duke bërë si kafshët që u pëlqejnë më shumë.
– Fëmijët më të vegjël mund të zvarriten rreth e qark objekteve ose mund të shkojnë drejt objekteve, lodrave për t’i marrë ato, ose mund të kërkojnë nëpër dhomë deri sa ta gjejnë objektin/lodrën që ju e keni fshehur.
– Luajeni bashkë këtë lojë.
Loja i kënaq fëmijët dhe ua zhvillon muskujt e mëdhenj dhe koordinimin në hapësirë.