Albumi im pranveror
Shfrytëzoni orën e paradites për të dalë jashtë bashkë me fëmijën në oborrin e shtëpisë suaj (kujdes, ruani distancën dhe mos takoni njerëz të tjerë). Fëmijët kanë nevojë të dalin jashtë çdo ditë. Mblidhni së bashku gjithçka që simbolizon pranverën: gjethe, lule, shkopinjë, fije bari, etj.
Në shtëpi, jepini fëmijës një letër ose një karton, lapsa ose marker, pak ngjitës ose brum të bërë vetë. Lejojeni që ta krijojë albumin e tij/saj pranveror.
– Ata mund edhe të vizatojnë gjithçka që ju kujton pranverën….diellin….lulet….
– Mund të bisedoni së bashku ndërkohë që ata punojnë në albumin e tyre….pyetini rreth asaj se çfarë po bëjnë.
– Mos u ofroni ndihmë përveçse në rastet kur ata ua kërkojnë atë, dhe në këto raste ndihmojini sa më pak.
– Së bashku mund ta mësoni edhe një vjershë të shkurtër për pranverën.
– Albumin vendoseni në një vend ku duket dhe përgëzojeni fëmijën për punën e tij/saj.
– Në fund fëmija duhet të angazhohet edhe në pastrimin e ambientit ku punoi.
Loja zhvillon koordinimin e lëvizjeve të trupit, kreativitetin, muskujt fine, komunikimin dhe emocionet pozitive.