Unë jam aktor/e

– Loja e aktrimit (luajtja e roleve) është shumë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve. Përmes saj fëmijët përveç që mësojnë shumë edhe argëtohen shumë. Në telefonin tuaj kërkoni në YouTube shfaqje të ndryshme për fëmijë. Lejoni fëmijën tuaj që ta zgjedhë njërën prej tyre dhe më pas bëjeni shfaqjen edhe në shtëpi.

– Përgatisni së bashku skenën e teatrit [varni një çarçaf të bardhë] dhe fëmija le ta luajë rolin që e ka zgjedhur, ndërsa ju të tjerët rolet e tjera. Nuk ka rregulla në këtë teatër, si fëmija ashtu edhe ju e caktoni vet se çfarë do të thoni apo çka do të bëni – me rëndësi është që të kënaqeni.

– Pasi të përfundojë shfaqja teatrale,  fëmija duhet t’ju ndihmojë që ta rregulloni ambinetin e shtëpisë.  Në rast se nuk keni mundësi të hulumtoni në telefon,  atëherë tregojini fëmijës tuaj një përrallë, dhe më pas atë përrallë kthejeni në një shfaqje teatrale.

Loja zhvillon kreativitetin, imagjinatën, bashkëpunimin, komunikimin dhe koordinimin e lëvizjeve të trupit.