Ushqimi i shëndetshëm gjatë fëmijërisë së hershme

Ushqimi i shëndetshëm gjatë fëmijërisë së hershme është faktor vendimtar për rritjen dhe shëndetin e fëmijëve. Institucionet që ofrojnë ushqim për fëmijë duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë praktikave që sigurojnë ushqime kalorike pa cenuar dendësinë në lëndë mikroushqyese. Prandaj, institucionet e vendit në bashkëpunim me AMC dhe me mbështetjen e UNICEF kanë hartuar udhëzuesit dhe menutë e reja të shëndetshme të cilat do të implementohen në të gjitha institucionet parashkollore në Kosovë.
Ushqim të shëndetshëm për fëmijë të shëndetshëm!
——
Kjo kampanjë është në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemit shëndetësor dhe përmirësimi i gjendjes së ushqyeshmërisë në fëmijërinë e hershme dhe fëmijët në moshë shkollore” i cili mbështetet nga Unicef Kosovo Programme.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*