Zbulojmë të njëjtat
Materialet dhe mjetet: çdo objekt në familje, një letër në të cilën është e kopjuar forma e objekteve.
Zhvillimi i aktivitetit: Ofrojini fëmijës një grumbull me objekte dhe një letër në të cilën paraprakisht keni kopjuar formën e objekteve. Kërkoni nga fëmijët që të gjejnë se ku e ka vendin secili objekt. Lejojeni të provojë disa herë dhe përgëzojeni kur përpiqet deri sa ta gjejë.
Nëse fëmija është më i/e vogël, ju mjaftojnë dy-tre objekte që mund të jenë edhe fruta apo lodra dhe fotot e tyre të plota. Nxiteni fëmijën që t’i bëjë bashkë të njëjtat.