Lodrat e ngrira në balonë
Në stinën e verës na duhet akulli për lojë, të freskohemi, të lagemi dhe të luajmë me ujin por dhe në të njëjtën kohë të mësojmë të zbulojmë gjëra të ndryshme.
Në disa balona mund të vendosni brenda gurëz, topa të vegjël, lodra të vogla kafshë, apo çka do që ju mendoni se e nxit më shumë ndjenjën e zbulimit te fëmijët tuaj. Mbushni balonat me pak ujë dhe mund të shtoni edhe disa pika ngjyrë që zbulimi të jetë edhe më interesant.
Vendosini në friz këto balona dhe pasi ngrihen të luajnë fëmijët duke u munduar t’i shkrijnë dhe të zbulojnë se çka fshihet brenda, si surprizë nga ju.