Muajt e vitit
Materialet dhe mjetet: ngjyra të drurit, marker.
Zhvillimi i aktivitetit: Rrethin e punuar ditën e kaluar tani plotësojeni me muajt e vitit, si në vijim: pjesën ku janë të shkruara stinët duhet ta ndani edhe për muajt e vitit. Secilën stinë do ta ndani edhe me tri vija tjera ku do t’i shkruani muajt e vitit, ose shikoni modelin e dhënë në foto për mënyrën si duhet t’i ndani muajt e vitit. Pastaj dëgjojeni incizimin e bashkangjitur ndërsa ritmin e kësaj melodie përcilleni me shuplaka. Kjo mënyrë e të mësuarit të muajve është shumë e lehtë dhe atraktive për fëmijë.