Vizatoj babain tim
Materialet e nevojshme: letër dhe ngjyra
Zhvillimi i aktivitetit: Jepni fëmijës një laps ose marker apo ngjyra që ta vizatojë babain e tij/saj. Lejojeni ta vizatojë ashtu siç fëmija dëshiron… mos i ndërhyni. Pasi ta vizatojë, nxiteni t’ju tregojë për vizatimin e babait (edhe nëse fëmija ka bërë vetëm një vijë/shenjë për të kjo e paraqet atë). Më pas së bashku vendosni shkronjat e emrit të babait, ose emrin ‘BABI’ pranë vizatimit.
Ju mund edhe t’i kërkoni fëmijës që t’i ngjisë në mur fotografitë e babait – për këtë mjafton që të vendosni në mur një qese dyfishe/ose letër kartoni të ngjitur në mur nga të katër anët. Ofrojini fëmijës një grumbull me foto të anëtarëve të familjes dhe fëmija duhet t’i gjejë fotot e babait [ju mund ta orientoni] dhe t’i ngjisë ato në qesen/letrën e vendosur në mur, pasi ta ketë lyer me ngjitës pjesën e pasme të fotos.