Vizatimi pa e parë
Kjo është një lojë mjaft atraktive për familjen. Të gjithë do të përdorim gjestet me trup për të treguar diçka.
– Njëri prind, motra ose vëllai më i madh vizaton një objekt, të cilin nuk ia tregon fëmijës (e vizaton pa praninë e fëmijës).
– Pastaj, pa fjalë dhe vetëm me gjeste mundohet t’ia shpjegojë fëmijës se për çfarë objekti bëhet fjalë. Fëmija duhet të përpiqet ta gjejë se çfarë objekti është vizatuar,
– Pasi e gjen, të dytë shikojnë vizatimin dhe ndërrojnë rolet.
– Kjo lojë është mjaft atraktive dhe shkakton disponim shumë të mire për të gjithë në familje,
– Loja mund të pasurohet edhe kur prindi fillon të vizatojë diçka e fëmija përpiqet ta gjejë se çfarë po vizaton prindi. Pas fillimit të vizatimit, fëmija përpiqet të gjejë se çka paraqitet kurse prindi i shton elementet në vizatim, derisa fëmija ta gjejë figurën.
– Më pas ndërrojnë rolet, fëmija vizaton dhe prindi përpiqet ta gjejë se çka ka vizatuar fëmija.