Vendi  i preferuar

Zhvillimi i aktivitetit: Tashmë ju e keni krijuar këndin e leximit në shtëpi. Pavarësisht moshës së fëmijës, shkoni së bashku me fëmijën aty  tek këndi dhe afrojeni afër librave dhe le ta zgjatë dorën për të marrë njërin prej librave që dëshiron. Në rregull është edhe nëse zgjedhë  librin që e keni lexuar së fundmi….fëmijët kanë dëshirë që t’jua përsërisim tregimet. Uluni rehat dhe vendosni çka do të bëni sot: do t’i lexoni fëmijës, apo do ta lejoni t’i shfletojë faqet e librit. Gjithmon ë shoqërojeni këtë me fjalë dhe entuziazëm. Koha e leximit duhet të shoqërohet me ndjesi pozitive.