Materialet e nevojshme: Vazo apo shishe me kapak, ujë, glitter (letra me shkëlqim), forma të ndryshme/stikerë

Aktiviteti: Kur fëmija mund të jetë i stresuar, i nervozuar apo i mërzitur, mund të përdorni shishen e qetësisë. Duke e tundur, arrijmë që fëmija të përqendrohet në të dhe rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja do të normalizohen. Edhe nëse fëmija ndihet i lumtur, ky është një aktivitet mjaft relaksues për mendjen e fëmijës. Merrni një vazo apo shishe që mund të mbyllet me kapak. Në të vendosni ujë të ngrohtë, glitter për të krijuar një ngjyrë të caktuar brenda, preferohet ngjyra e kaltër sepse tregon më shumë qetësi, pastaj në të ju mund të vendosni yje të vogla, stikerë shumë të vogël me emocione. Në momentin që vazo tundet, e gjithë përmbajtja do të jetë në lëvizje. Është një teknikë efektive për t’u ndjerë të relaksuar. Në këtë mënyrë, fëmija do të sheh emocione të ndryshme brenda vazos duke lëvizur.