Vallëzojmë me muzikë
Të gjithë fëmijët kanë dëshirë të vallëzojnë. Sot bashkohuni edhe ju me ta dhe vallëzoni së bashku.
– Mund të lëshoni muzikë për fëmijë dhe të vallëzoni sipas ritmit të saj.
– Mund ta bëni kërcimin me radhë, duke e nxitur fëmijën që të bëjë sa më shumë lëvizje të reja, dhe më pas ju vie radha juve për t’u treguar atyre disa lëvizje të reja.
– Ndërrojeni muzikën dhe lëshoni muzikë ku kafshët janë pjesë e këngës. Kërkoni nga fëmijët që t’i imitojnë kafshët në këngë dhe të vallëzojnë sikur ato.
– Duke duartrokitur, ju mund t’u kërkoni fëmijëve që të ‘shtangen’ në një pozicion deri sa ju të duartrokisni sërish.
– Ndërroni rolet. Tani fëmija duartrokit e ju ‘shtangeni’ në vend.
– Mund ta përfundoni lojën duke i bërë disa lëvizje të jogës për fëmijë, të tilla si: përkulja mbi gjunjë, ngritja e kraharorit, qëndrimi në një këmbë [duke u ndihmuar pak], qëndrimi ulur, prekja e gishtave të shputave, etj.