Materialet e nevojshme: Fleta, lapsa, gërshërë, ngjyra
Aktiviteti: Filloni duke diskutuar me fëmijën tuaj cilat janë dallimet mes vajzave dhe djemve. Filloni që nga dukja e jashtme duke i drejtuar pyetje atyre. Cili është dallimi tek flokët e vajzave dhe djemve? Cili është dallimi tek vallëzimi i vajzave dhe djemve? Cili është dallimi i veshjeve tek vajzat dhe djemtë…. dhe prisni të bëjnë dallimin mes gjinive dhe në të njëjtën kohe lejoni edhe të imitojnë dhe të tregojnë me duar nëse kanë nevojë. Në fund, diskutoni që vajzat dhe djemtë dallojnë vetëm në dukjen e jashtme, por si vajzat ashtu dhe djemtë vazhdojnë jetën e tyre së bashku me të gjitha gjërat e barabarta në familjet e tyre pa dallim gjinie apo moshe.