Ushtrime në natyrë
Materialet dhe mjetet: Nuk duhen material specifike.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot do të dilni në natyrë me fëmijën dhe duke përdorur gjësendet e natyrës do të krijoni ushtrime fizike.
-KËRCIMI SË LARTI. Merrni një shkop dhe vendoseni në një lartësi 10 cm nga toka dhe kërkoni që fëmija të kërcejë. Më pas shkoni duke e rritur lartësinë, derisa fëmija të mos mundet.
-PESHA E GURIT. I jepni fëmijës që të ngre me peshën e krahut gurë të peshave të ndryshme. Jepni gurë me pesha të ndryshme në të dy duart, që fëmija të komentojë se cili është më i rëndë, dhe njëkohësisht të numërojë ndërsa bën ngritjen e peshave.
-HAPJA E KRAHËVE. Identifikoni pemë apo objekte të ndryshme dhe kërkoni që fëmija të hapë krahët sa është gjerësia e tyre nga tri here.
-KAPËRCIMI I GURËVE. Vendosni disa gurë në largësi të ndryshme dhe kërkoni që fëmija t’i kapërcejë ata duke numëruar ose duke përmendur emrin e një kafshe. Vendosni sa më shumë gurë.
-POSHTË DHE LART. Ndihmoni fëmijën të ngjitet në një pemë, dhe njëkohësisht identifikoni objekte në natyrë ku fëmija mund të hyjë poshtë.
-VRAPIM NË RRUGË. Kërkoni që fëmija të vrapojë në një mjedis ku nuk ka makina. Vendosni kufij në segmentin e rrugës ku dëshironi që fëmija të vrapojë.
Këtë aktivitet fëmija duhet ta bëjë së bashku me prindin.