Ushqimi në formë ylberi
Zhvillimi i aktivitetit: Ngrënia e frutave bëhet gjithmonë më e shijshme për fëmijët kur ata kanë mundësi edhe të luajnë me to. Duke përdorur çfarëdo frutash apo perimesh që i keni në shtëpi, ndihmojeni fëmijën të eksplorojë përbërjen dhe shijen e ndryshme që ka secila.
Fillimisht mblidhni çfarëdo frutash apo perimesh dhe kërkoni nga fëmija që t’ju ndihmojë t’i pastroni ose t’i qëroni. Pastaj nxiteni të mendojë për ngjyrat e ylberit. Lirisht përdorni fotografi të ylberit nga ndonjë libër apo fotografi në mënyrë që t’i ndihmoni fëmijës të shohë renditjen e ngjyrave të ylberit.
Pastaj, duke përdorur një thikë të sigurtë për fëmijë, ndihmoni fëmijës ta prejë frutin me ngjyrë të kuqe – ngjyrën e artë të ylberit. Preni në copa të vogla dhe vendosni në formë harku në pjatë. Vazhdoni me frutat/perimet e tjera derisa t’i keni identifikuar të gjitha ngjyrat e ylberit dhe formuar atë me anë të frutave. Në fund shikojeni ylberin e bukur që keni formuar dhe hajeni atë së bashku. ?