Ushqehem dhe argëtohem
Materiali dhe mjetet: Ushqime shumëngjyrëshe të buta si bizele dhe karrota të pastra; një karrige e lartë me një tabaka të rrethuar.
Në procesin e të fituarit të shkathtësive për t’u ushqyer vetë, të lejuarit e fëmijës që t’i provojë gjërat vetë dhe eksperimentimi me strukturën është aktivitet i dobishëm zhvillimi. Zgjedhni disa ushqime të lëngëta dhe lëreni fëmijën tuaj të “pikturojë” me to në tabaka dhe në karriget e larta . Zgjedhni ushqime të buta që fëmija i ka provuar më parë, të tilla si bizele, karrota dhe perime të tjera, duke shmangur ushqime shumë të forta. Gjersa foshnja juaj përdor duart për të përzier dhe rrotulluar ato, tregojini emrat e ngjyrave dhe tregojini se si kombinohen ato.