Mjetet e nevojshme: plastelinë, shkopinj të hollë, çekan lodër.

Aktiviteti: Për të mësuar krijimin e gjërave në mënyrë kreative, mund ta bëni këtë me mjete të thjeshta dhe të lehta. Pyesni fëmijën tuaj se çfarë të pëlqen të bësh me plastelina dhe filloni aktivitetin.
Shembulli 1. Merrni plastelinën dhe formësone në formë të rrumbullakët ose katrore.
Plastelinën mund ta vendosni në një letër ose në enë të drejtë, vendosni disa shkopinj të vogël përmbi dhe pastaj shtypni pak me çekan dhe në këtë mënyrë e krijoni një ëmbëlsirë.
Kështu fëmijët do të mësojnë krijimin e gjërave që ju pëlqejnë të zhvillojnë kreativitetin dhe bëjnë lëvizjen e duarve dhe gishtërinjve duke futur në përdorim muskujt e vegjël të tyre.
Shembulli 2. Përmes plastelinës mund të krijoni dordolec, babin, nënën, gotë ose forma të tjera të cilët fëmija i njeh.