Mjetet e nevojshme: Dy gota plastike, sfungjer i ri dhe i pastër, ujë.

Aktiviteti: Vendosni dy gota plastike afër njëra tjetrës. Njërën e mbushni me ujë dhe tjetrën e leni të zbrazët. Fëmijët mësojnë fillimisht të bëjnë dallimin se cila është e mbushur dhe cila e zbrazët, pastaj marrim sfungjerin me madhësi aq sa mund ta zë gota plastike. Sfungjeri duhet të jetë i terur plotësisht dhe i pastër, pastaj vendoseni atë në gotën e cila është e mbushur me ujë. Sfungjeri do ta thithë gjithë ujin dhe ju ngriheni sfungjerin lart dhe largojeni nga gota. Do të vëreni se sfungjeri është i rëndë sepse e ka thithë gjithë ujin, ndërsa gota ka mbetur e zbrazët. Tani sfungjerin duhet të ndrydhni te gota tjetër, pra do të bartni ujin nga njëra gotë në tjetrën përmes sfungjerit, dhe fëmijës do t’i duket si një mrekulli. Në enën ose gotën tjetër, vendosni pak shampon dhe një ngjyrë të caktuar. Do të vëreni që sfungjeri do të filloj të ndërroj ngjyrën dhe do të krijohet shkumë. Ky aktivitet do t’i mundësoj fëmijëve aftësi të shkëlqyera motorike.