Mjetet e nevojshme: Gota plastike ose të letrës, ngjyra temperno.

Aktiviteti: Aftësia për të ndërtuar  një objekt me kube ndërtimi me lego duke vendosur legot një nga një ose ndërtimi me objekte të tjera është aftësi e cila duhet të zhvillohet në këtë moshë. Kjo ka të bëjë pikërisht me aftësinë motorike vizuale.
Tani ju mund t’i merrni disa gota të letrës apo edhe të plastikës dhe filloni të parët ta ndërtoni një objekt në formë të piramidës, duke shpjeguar hap pas hapi se si duhet t’i vendosim njëra pas tjetrës, duke pasur një ekuilibër të mirë në aspektin fizik.
Mundoni të bëni një piramidë sa më të madhe që është e mundur. Fëmijët tuaj do të vazhdojnë shembullin e juaj, gjithashtu ata  mund të ndryshojnë format e objekteve që dëshirojnë të ndërtojnë.
Mundohuni t’i ngjyrosni gotat me ngjyrat e juaja të preferuara, duke pasur kujdes të shtuar gjatë ngjyrosjes. Kujdesuni të mos e shtypni gotën me brushë, ngjyroseni lehtë me ngjyra temperno.
Është e rëndësishme që fëmija të arrijë t’i mbaj emocionet nën kontroll, të ketë një ekuilibër të mirë dhe të bëhet i pavarur duke arritur të koordinoj në mënyrën sa më të mirë aftësitë motorik-vizuale.