Treni i flluskave

Sot do të bëhet pak rrëmujë ?, por fëmija juaj do të kënaqet dhe do të mësojë se si përzierja e disa gjërave bashkë, krijon gjëra të reja.

Do t’ju duhen: një shishe e pastër plastike, një llastik, një copë peshqiri i vjetër ose një çorape, detergjent për larjen e enëve dhe një tas i cekët. Mund të përdorni edhe pak ngjyrë….dhe treni i flluskave do të duket me ngjyra.

Hidhni pak detergjent për larjen e enëve në një tas të cekët me pak ujë dhe përziejeni butësisht.

E preni pjesën e poshtme të shishes plastike dhe  në vend të saj e vendosni çorapen ose copën e peshqirit dhe e lidhni me një llastik.

Zhyteni  shishen nga pjesa e poshtme e mbuluar me çorape ose peshqir në tasin me detergjentin për larjen  e enëve dhe lëreni që ta thithë ujin. Më pas fëmija e fryn shishen dhe treni i flluskave e fillon udhëtimin… ?

Nëse në tasin me detergjent dhe ujë hidhni edhe pak ngjyrë, treni i flluskave do të jetë edhe më interesant.

 

 

 

 

 

Ju mund ta shikoni edhe videon e mëposhtme: