Tradita e vendit tonë: mikpritja
Materialet dhe mjetet: gota me ujë ose lëng
Zhvillimi i aktivitetit: Të dashur prindër, fëmijët tanë rriten zakonisht në familje të mëdha dhe kjo është një vlerë e veçantë e vendit tonë. Mikpritja në vendin tonë është ndër traditat më të pasura që kemi, dhe këtë është e rëndësishme që ta reflektojmë tek ta.
T’ua mësojmë fëmijëve vlerat e shoqërisë sonë, e ku njëra ndër to është mikpritja. T’ua shërbejmë fëmijëve disa gota të mbushura me ujë ose lëng, ku ata duhet t’i shërbejnë tek secili anëtar i familjes.
Le t’i lejojmë fëmijët që t’i shërbejnë vetë ato, duke i falënderuar ata shumë për mikpritjen që ua kanë bërë anëtarëve të shtëpisë, dhe pse jo, nëse sot kemi mysafirë në shtëpi, fëmijët të shërbejnë për të treguar mikpritjen e tyre.