Tharja e bimëve
Materialet dhe mjetet: Gjethe, lule, letër, shportë ose qese, ngjitës
Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti për sot është të bëjmë një koleksion personal të bimëve që gjenden në ambientin ku jetoni. Për të bërë këtë prindi/kujdestari së bashku me fëmijën dalin në ambient të jashtëm ose në hapësirat e gjelbëruara të mbledhin bimë të ndryshme si: lule shumëngjyrëshe, gjethe të ndryshme, e shumë bimë të tjera. Pasi t’i keni mbledhur, filloni seleksionimin e bimëve të cilat i pëlqejnë më së shumti fëmijës tuaj. Për të bërë tharjen e bimëve ju duhet një fletë e palosur në dyshe ku të vendoset bima e plotë dhe mbi to vendoset një peshë e rëndë. Duhet pasur kujdes që bimën apo gjethen ta vendosni drejt që gjatë tharjes te mos paloset apo rrudhet vende vende, sepse zënia keq e gjethit, lules, etj., humb mundësinë e identifikimit të bimës nga ana e fëmijës. Pastaj merren bimët ose gjethet, rrënjët, lulet dhe vendosen në fletë të bardhë dhe përforcohen me ngjitës të veçantë.