Brumi i borës
Materiali dhe mjetet: plastelinë nga brumi, forma për ëmbëlsira.
Zhvillimi i aktivitetit: Uleni fëmijën përballë jush dhe përgatiteni plastelinën prej brumi së bashku. Lejojeni që me kujdes t’i fusë duart e vogla në materialet me të cilat po përgatisni brumin. Pasi ta përfundoni përgatitjen, lejojeni të luajë e manipulojë me brumin e bardhë. Ofrojini edhe forma të ndryshme dhe inkurajojeni që të luajë me to e të përpiqet ta vendosë brumin brenda formave. Ju mund ta vendosni foton e një babadimri përballë fëmijës dhe ta nxitni që ta vendosë brumin përmbi të.
Përgatitja e plastelinës nga brumi: 2 gota miell, 1 gotë kripë, 1/2 gote me ujë të vakët,1 lugë gjelle vaj.