Tenisi me balona me mjete shtëpiake
Shumë e lehtë dhe argëtuese ta provojmë tenisin me balona dhe reketat e tenisit t’i bëjmë me mjete shtëpiake.
Na mjafton një balonë, dy pjata letre apo plastike, nëse as ato nuk i kemi na mjaftojnë edhe copa kartoni të prera në rreth. Disa shtaga për t’i mbajtur rrathët dhe reketin e tenisit e kemi gati. Një sport i mirë për të nxitur tek fëmijët lëvizjet e koordinuara dhe mbajtjen e përqëndrimit.